Konkurset Freelancer

Fuqia e punësimit me konkurs

Punësimi me konkurs të mundëson të zgjedhësh nga një mori talentesh të punonjësve të pavarur nga e gjithë bota. Njerёz me dije nga tё gjitha fushat mund tё japin kontributin e tyre nё konkursin tënd, duke të mundёsuar njё larmi zgjedhjesh pёr tё plotёsuar mё sё miri nevojat. Mund tё pёrdorësh punësimin me konkuts pёr tё gjitha idetё e tua, nё njё larmi fushash qё nga dizajni i logove dhe faqeve të internetit, te krijimi i videove, dizajni i kёmishave e shumё mё shumё se kaq.

  • Posto konkursin

    Përshkruaj kërkesat e tua nëpërmjet formularit tonë të thjeshtë dhe vendos një çmim të përshtatshëm që të konkurrojnë punonjësit e pavarur.

  • Fillo të marrësh kandidatura

    Punonjësit e pavarur do të lexojnë përmbledhjen tënde dhe do të fillojnë të dërgojnë idetë e tyre, të gjithë duke u përpjekur të jenë punonjësi më i mirë i mundshëm.

  • Zgjidh kandidaturën më të mirë

    Jep vlerësime për punonjësit e pavarur, zgjidh kandidaturën e parapëlqyer dhe jepi projektin punonjësit të pavarur për të filluar procesin e dorëzimit.

Superkariko konkursin!

Platforma jonë ka një seri opsionesh që do të të ndihmojnë të përfitosh sa më shumë nga konkursi. Mund të zgjedhësh çdonjërën prej tyre kur ta krijosh konkursin:

  • I garantuar

    Garantoji punonjësit e pavarur që do të zgjidhet një fitues dhe të jepet çmimi. Kjo do të tërheqë kandidatura më të mira nga më shumë punonjës të pavarur.

  • I cilësuar

    Konkurset e cilësuara tërheqin më shumë oferta cilësore se konkurset e zakonshme dhe spikasin në faqen 'Punë dhe konkurse të cilësuara'.

  • Konkursi më i mirë

    Merr kandidatura cilësore! Punonjësit e pavarur më të mirë do të ftohen automatikisht që t'i bashkohen konkursit.

  • Thekso

    Bëj që konkursi yt të spikasë vizualisht mbi të tjerët duke theksuar renditjen.

  • I vulosur

    Vetëm ti mund t'i shohësh të gjitha kandidaturat. Çdo punonjës i pavarur mund të shohë vetëm kandidaturën e tij. Kjo të siguron ide unike.

  • Privat

    Ruaj fshehtësinë e konkursit. Konkurset private janë të fshehur nga motorët e kërkimit dhe përdoruesit publikë.

Kandidatura fantastike për ide fantastike

Pёrfitimet e konkursit janё tё pakufizuara. Ja disa nga gjёrat fantastike qё kemi bёrё me platformёn tonё:

Pyetje të shpeshta

  • Pse tё krijoj njё konkurs?

    Krijimi i një konkursi të lejon të shohësh qindra ide unike bazuar në atë që të nevojitet. Mund të kërkosh ndryshime te të preferuarat dhe të paguash vetëm kur të jesh i kënaqur.

  • Si tё krijoj njё konkurs?

    E thjeshtë! Kthehu mbrapa në krye të faqes dhe zgjidh "Posto konkurs" ose zgjidh një projekt të ngjashëm nga karuseli sipër.

  • Çfarë është përmbledhja e konkursit?

    Ështё njё pёrshkrim i shkurtёr qё duhet ta bësh pёr t'i thёnё punonjësve të pavarur se çfarё dëshiron (apo nuk dëshiron) nё konkurs.

  • Çfarë është garancia e kthimit të parave?

    Do të të kthejmë paratë nëse nuk zgjedh një fitues ose nuk je i kënaqur me rezultatet. Shënim: Nuk përfshihen konkurset e garantuara dhe përmirësimet e blera.

  • Çfarё i bёn Konkurset Freelancer, tё ndryshёm?

    Me konkursin e Freelancer cakto buxhetin që dëshiron dhe zgjidh fituesin në çdo kohë. Njëkohësisht, ke akses në një mori talentesh te punonjësve të pavarur (mbi 13 milionë!) të cilët mund të marrin pjesë në konkurs.

  • Çfarë ndodh kur e kam zgjedhur një fitues?

    Fillo procesin e dorëzimit për ta zotëruar ligjërisht kandidaturën fituese dhe që punonjësi i pavarur të marrë paratë e çmimit. Sigurisht, paratë e çmimit do lëshohen kur të jesh 100% i kënaqur me dizajnin.