Konfigurimi i shërbimit celular në iPhone
Lidhja celulare në iPhone kërkon një kartë SIM nga një operator celular, kontaktoni me operatorin celular për të konfiguruar një plan celular.
iPhone 12 dhe versionet e mëvonshme mund të lidhen me rrjetet 5G. Shikoni artikullin Përdorimi i 5G në iPhone tek Apple Support.
IPhone mund të lidhet me një rrjet të operatorit celular duke përdorur një kartë fizike SIM fizike ose një kartë eSIM (nuk është e disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet). Në iPhone XS, iPhone XR dhe versione të mëvonshme mund të përdorni Dual SIM me si më poshtë:
Një kartë fizike SIM dhe një eSIM
Dy karta eSIM - të disponueshme në modelet e iPhone 13 dhe iPhone SE (gjenerata e 3-të)
Këtu janë disa nga shumë mënyrat se si mund ta përdorni Dual SIM:
Përdorni një numër për telefonatat e biznesit dhe një numër tjetër për telefonatat personale.
Shtoni një plan lokal të të dhënave kur udhëtoni në një shtet ose rajon tjetër.
Mbani plane të veçanta për telefonatat zanore dhe të dhënat.
Shënim: Për të përdorur dy operatorë celularë të ndryshëm, iPhone duhet të jetë i shkyçur.
Instalimi i një karte fizike SIM
Fusni një kapëse letre ose mjetin e nxjerrjes së kartës SIM në vrimën e vogël të mbajtëses së kartës SIM, pastaj shtyjeni për brenda drejt iPhone për të nxjerrë mbajtësen.
Shënim: Forma dhe orientimi i mbajtëses së kartës SIM varen nga modeli i iPhone dhe shteti ose rajoni ku ndodheni.
Hiqni mbajtësen nga iPhone.
Vendosni kartën SIM në mbajtëse. Këndi i prerë përcakton dhe orientimin e duhur.
Futeni mbajtësen sërish në iPhone.
Nëse keni konfiguruar më parë një kod PIN në kartën SIM, futni me kujdes kodin PIN kur të kërkohet.
PARALAJMËRIM: Mos u përpiqni ta hamendësoni SIM PIN. Hamendësimet e gabuara mund t'jua kyçin përgjithnjë kartën SIM dhe nuk do të keni mundësi të kryeni telefonata apo të përdorni të dhënat celulare përmes operatorit tuaj derisa të merrni kartë të re SIM. Shikoni artikullin e Ndihmës së Apple Përdorimi i kodit PIN të kartës SIM për iPhone ose iPad.
Konfigurimi i planit tuaj celular me kartën eSIM
iPhone XS, iPhone XR dhe versionet e mëvonshme mund të ruajnë në mënyrë dixhitale një kartë eSIM të ofruar nga opeatori celular.
Shkoni te Settings > Cellular, pastaj prekni Add Cellular Plan.
Kryeni një nga më poshtë:
Konfiguroni një plan të ri me një kod QR të dhënë nga operatori juaj celular: Pozicionojeni iPhone në mënyrë të tillë që kodi QR të shfaqet në kuadër ose futni detajet manualisht. Mund t’ju kërkohet të futni një kod konfirmimi të dhënë nga operatori juaj celular.
Instaloni një plan celular të caktuar: Nëse merrni një njoftim nga opeatori celular se ju është caktuar një plan, prekni Carrier Cellular Plan Ready to Be Installed.
Transferoni një kartë SIM nga telefoni juaj i mëparshëm iPhone te telefoni juaj i ri iPhone: Zgjidhni numrin e telefonit nga lista.
Nëse nuk e shikoni numrin e telefonit, sigurohuni që të jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID në të dyja pajisjet iPhone. Transferimi i një karte SIM te një kartë eSIM nuk mbështetet nga të gjithë operatorët celularë ose për të gjitha planet celulare. Për më shumë informacione, shikoni artikullin Transferimi i një karte SIM nga telefoni i mëparshëm iPhone te karta eSIM në telefonin e ri iPhone tek Apple Support.
Prekni Add Cellular Plan.
Nëse plani i ri është në linjën e dytë, ndiqni udhëzimet në ekran për të caktuar se si i dëshironi që planet të funksionojnë së bashku.
Si alternativë, mund të aktivizoni planin tuaj celular nëpërmjet aplikacionit të operatorit celular (nëse mbështetet). Shkoni tek App Store, shkarkoni aplikacionin e operatorit celular, pastaj përdorni aplikacionin për të aktivizuar një plan celular.
Konvertimi i një karte fizike SIM në eSIM
Nëse mbështetet nga operatori celular, mund ta konvertoni një kartë fizike SIM në një eSIM në iPhone XS, iPhone XR, dhe versione të mëvonshme.
Shkoni te Settings > Cellular dhe më pas prekni një plan celular me një kartë fizike SIM.
Prekni Convert to eSIM dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Menaxhimi i planeve celulare për Dual SIM
Gjatë konfigurimit në modele me Dual SIM, mund të zgjidhni se si e përdor secilën linjë iPhone. Për t'i ndryshuar më vonë cilësimet, veproni si më poshtë:
Shkoni te Settings > Cellular.
Nën Cellular Plans, sigurohuni që të jenë aktivizuar dy linja. Për të aktivizuar ose çaktivizuar një linjë, prekni një linjë dhe më pas prekni Turn On this Line.
Mund të ndryshoni po ashtu cilësimet si p.sh. Cellular Plan Label, Wi-Fi Calling (nëse ofrohet nga operatori juaj), Calls on Other Devices ose SIM PIN. Etiketa shfaqet në Phone, Messages dhe Contacts.
Prekni Cellular Data, pastaj zgjidhni linjën kryesore. Për t'i lejuar iPhone të përdorë cilëndo nga linjat në varësi të mbulimit dhe sinjalit, aktivizoni Allow Cellular Data Switching.
Mund të keni tarifa për roaming nëse Data Roaming është aktivizuar dhe jeni jashtë shtetit ose rajonit të mbuluar nga rrjeti i operatorit celular.
Prekni Default Voice Line, pastaj zgjidhni një linjë.
Kur përdorni Dual SIM, kini parasysh sa më poshtë:
Wi-Fi Calling duhet të jetë aktiv në linjë për t'i mundësuar kësaj të marrë thirrje ndërsa është duke u përdorur linja tjetër për thirrje. Nëse merrni një thirrje në njërën linjë ndërsa po përdoret tjetra për një thirrje, dhe nuk keni lidhje me Wi-Fi, iPhone përdor të dhënat celulare të linjës që po përdoret për thirrjen për të marrë thirrjen e linjës tjetër. Mund të aplikohen tarifa. Linja që po përdoret për thirrjen duhet të jetë e autorizuar për internet celular te cilësimet Cellular Data (ose si linjë bazë, ose si linjë jobazë me opsionin Allow Cellular Data Switching të aktivizuar) për të marrë thirrjen e linjës tjetër.
Nëse nuk aktivizoni Wi-Fi Calling për një linjë, çfarëdo telefonate hyrëse në atë linjë (duke përfshirë thirrjet nga shërbimet e emergjencës) shkon drejt e në sekretarinë telefonike (nëse ofrohet nga operatori juaj) kur është në përdorim linja tjetër; nuk do të merrni njoftime për thirrje të humbura.
Nëse konfiguroni transferimin e kushtëzuar të thirrjeve (nëse është i disponueshëm nga operatori celular) nga njëra linjë te tjera kur një linjë është e zënë ose nuk është në shërbim, thirrjet nuk do të kalojnë te posta zanore; kontaktoni me operatorin celular për informacione për konfigurimin.
Nëse kryeni një telefonatë nga një pajisje tjetër, si p.sh. Mac, duke e transferuar nëpërmjet iPhone me Dual SIM, telefonata kryhet duke përdorur linjën standarde zanore.
Nëse nisni një bisedë me mesazhe SMS/MMS duke përdorur një linjë, nuk mund ta kaloni bisedën në linjën tjetër; duhet ta fshini bisedën dhe të nisni një bisedë të re duke përdorur linjën tjetër. Po ashtu, mund të keni tarifa shtesë nëse dërgoni bashkëngjitje me SMS/MMS në linjën që nuk është zgjedhur për të dhëna celulare.
Instant Hotspot dhe Personal Hotspot përdorin linjën e zgjedhur për të dhënat celulare.
E rëndësishme: Mund të kërkohet një kartë SIM për të përdorur shërbimet celulare kur lidheni me rrjete GSM dhe disa rrjete CDMA. Një iPhone i aktivizuar në një rrjet me valë CDMA mund të përdorë gjithashtu një kartë SIM për lidhjen me një rrjet GSM, kryesisht për roaming ndërkombëtar. iPhone juaj u nënshtrohet politikave të operatorit të shërbimit me valë, të cilat mund të përfshijnë kufizime për ndërrimin e operatorëve të shërbimit dhe për roaming, edhe pas përfundimit të një kontrate minimale të kërkuar shërbimi. Kontaktoni me operatorin e shërbimit tuaj me valë për më shumë detaje. Ofrimi i kapaciteteve celulare varet nga rrjeti me valë, nga modeli i iPhone tuaj dhe nga vendndodhja juaj.
Kini parasysh tarifat përkatëse për të dhënave, zërin dhe roamingun kur administroni planet celulare, sidomos kur udhëtoni me iPhone me vete. Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.
Disa operatorë jua lejojnë shkyçjen e iPhone për përdorim me një operator tjetër (mund të ketë tarifa shtesë). Kontaktoni kompaninë tuaj telefonike për autorizim dhe informacion konfigurimi. Shikoni artikullin Si të shkyçni iPhone për përdorim me një operator tjetër te Ndihma e Apple.