Ç'të reja ka në iOS 14
Miniaplikacionet në Home Screen Miniaplikacionet janë ridizajnuar për t'ju dhënë më shumë informacione në çast, dhe tani mund t'i shtoni ato në Home Screen. Zgjidhni nga madhësitë e ndryshme dhe sistemojini si të dëshironi. Mund të shtoni po ashtu një Smart Stack që i shfaq miniaplikacionet në bazë të faktorëve si vendndodhja, aktviiteti ose ora aktuale. Shikoni Shtimi i miniaplikacioneve në iPhone.
App Library Versioni i ri i App Library në Home Screen i organizon automatikisht të gjitha aplikacionet tuaja në një pamje të thjeshtë dhe të lehtë për navigim. Aplikacionet renditen sipas kategorisë dhe aplikacionet që përdorni më shumë janë gjithmonë vetëm një prekje larg. Shikoni Gjetja e aplikacioneve në App Library.
Telefonatat kompakte Telefonatat hyrëse, duke përfshirë telefonatat e FaceTime dhe telefonatat nga aplikacionet e mbështetura të palëve të treta, shfaqen në dizajnin tërësisht të ri dhe kompakt që nuk e zë të gjithë ekranin. Shikoni Përgjigjja ose refuzimi i telefonatave hyrëse në iPhone.
App Clips Një App Clip është një pjesë e vogël e një aplikacioni që përqendrohet te një detyrë specifike, si p.sh. marrja e një biçiklete me qira, pagesa për parkimin ose porositja e ushqimeve. Mund të zbuloni App Clips në Safari, Maps dhe Messages, ose në botën reale nëpërmjet App Clip Codes (iOS 14.3), kodeve QR ose etiketave NFC. Shikoni Përdorimi i App Clips.
Translate Translate është një aplikacion i ri i projektuar për të bërë biseda të natyrshme dhe me lehtësi mes gjuhëve të ndryshme. Shndërrojeni telefonin tuaj iPhone në orientimin horizontal për të hyrë në modalitetin e bisedës ku mund të shikoni me lehtësi të dyja anët e bisedës. Mund të përktheni po ashtu duke përdorur zërin ose tekst, të përktheni plotësisht në pajisje për gjuhët e shkarkuara, të ruani përkthimet tuaja të preferuara etj. Shikoni Përkthimi i zërit dhe tekstit.
Find My (iOS 14.3) Monitoroni artikujt e përditshëm në skedën e re Items. Shikoni Lokalizimi i një artikulli te Find My.
Search Search tani është një destinacion i vetëm ku mund të nisni të gjitha kërkimet tuaja. Një dizajn i ri dhe eksperienca ndërkohë që shkruan siguron rezultate më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione, kontakte dhe kërkimet e uebit. Shikoni Përdorimi i iPhone për kërkim.
Picture in Picture Tani mund të vazhdoni të shikoni video ose të vazhdoni me telefonatën tuaj të FaceTime ndërkohë që përdorni një aplikacion tjetër. Shikoni Kryerja e shumë detyrave me Picture in Picture.
Messages Mbërthejini bisedat tuaja më të rëndësishme në krye të listës së bisedave, që të mund të shkoni me lehtësi tek ato. Përmendni dikë në një bisedë për t'i drejtuar një mesazh dhe përdorni përgjigjet e ndërfutura për t'iu përgjigjur drejtpërdrejt një meszh specifik në një bisedë në grup. Shikoni Mbërthimi i një bisede, Përmendja e personave në një bisedë dhe Përgjigjja për një mesazh specifik në një bisedë.
Memoji Bashkë me opsionet e tjera të moshës dhe mbulesat e fytyrës, mund të zgjidhni nga mbi 20 stile të reja flokësh dhe kapelash për të pasqyruar një hobi, profesionin dhe personalitetin tuaj. Shikoni Krijimi i Memoji tuaj.
Maps Përdorni Maps për të marrë udhëzime për lëvizjen me biçikletë, si p.sh. korsitë e biçikletave, rrugët dhe shtigjet për to. Mund të shikoni po ashtu ndryshimet për lartësinë nga niveli i detit, rrugët me trafik dhe kodrat me pjerrësi kur planifikoni udhëtimin tuaj. Zbuloni vende të shkëlqyera në afërsi për të ngrënë, blerë dhe eksploruar me Guides. Kur ndiqni udhëzimet e lëvizjes me biçikletë ose në këmbë, mund të ndani kohën tuaj të parashikuar të mbërritjes (iOS 14.5). Shikoni Marrja e udhëzimeve për lëvizjen me biçikletë nga vendndodhja aktuale, Eksplorimi i destinacioneve të reja me Guides, Ndarja e kohës të parashikuar të mbërritjes me biçikletë dhe Ndarja e kohës të parashikuar të mbërritjes në këmbë.
Raportet e incidenteve të trafikut (iOS 14.5) Në Shtetet e Bashkuara, mund të përdorni Siri për të raportuar aksidentet, rreziqet dhe kontrollet e shpejtësisë. Shikoni Raportimi i incidenteve të trafikut te Maps dhe Raportimi i incidenteve të trafikut në CarPlay.
Camera Videoja QuickTake tani është e disponueshme në iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR dhe versione të mëvonshme. Çelësat e shpejtë ju lejojnë të ndryshoni me lehtësi rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove në Video mode. Shikoni Regjistrimi i një videoje QuickTake dhe Përdorimi i opsioneve të ndërrimeve të shpejta për të ndryshuar rezolucionin e videos dhe shpejtësinë e kuadrove.
Night mode (iOS 14.1) Në modelet e iPhone 12, modaliteti Night është i disponueshëm në kamerën e përparme për selfi, në kamerën Ultra Wide (0.5x) dhe në kamerën Wide (1x). Shikoni Nxjerrja e fotografive në modalitetin Night.
Apple ProRAW (iOS 14.3) Në iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, mund të nxirrni fotografi në Apple ProRAW për t'i redaktuar imazhet me nivele të larta të kontrollit krijues. Shikoni Nxjerrja e fotografive Apple ProRAW.
Selfi të pasqyruara (iOS 14.3) Në të gjitha modelet, mund të nxirrni një fotografi të pasqyruar që e regjistron pamjen ashtu si e shikoni në kuadrin e kamerës së përparme. Shikoni Nxjerrja e një fotografie selfi me kamerën e iPhone.
Photos Filtroni fotografitë tuaja në koleksione dhe albume dhe renditini fotografitë sipas më të vjetrës ose më të resë në fillim. Shtoni nëntituj te fotografitë dhe videot tuaja që të mund t'i gjeni me lehtësi te Search. Shikoni Filtrimi i fotografive tek albumet, Renditja e fotografive tek albumet dhe Shtimi i nëntitujve dhe shfaqja e detajeve të fotografive dhe videove.
Measure (iOS 14.1) Në iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, mund të matni në çast gjatësinë e një personi, të përdorni pamjen Ruler për të shikuar detaje në rritje për një matje dhe të përdorni vizoret e anëve për të kryer matje më të sakta të këndeve të drejta, mobilieve, banakëve dhe objekteve të tjera. Shikoni Matja e gjatësisë së një personi, Përdorimi i pamjes së Ruler dhe Përdorni udhëzuesit e anëve.
People Detection (iOS 14.2) Në iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, mund të përdorni Magnifier për të zbuluar njerëzit dhe për t'ju ndihmuar të ruani një distancë fizike dhe sociale nga të tjerët. Shikoni Zbulimi i personave përreth duke përdorur Magnifier.
Reminders Reminders sugjeron automatikisht datat, oraret dhe vendndodhjet për një rikujtesë në bazë të rikujtesave të ngjashme që keni krijuar në të kaluarën. Anëtarët e një listë të ndarë mund të caktojnë rikujtesa për njëri-tjetrin, kështu që ndarja e detyrave është më e lehtë se kurdoherë më parë. Në iOS 14.5, mund t'i renditni dhe t'i printoni po ashtu listat tuaja. Shikoni Ndarja dhe caktimi i rikujtesave, Renditja ose rirenditja e rikujtesave dhe Printimi i rikujtesave.
Siri Siri ka një dizajn të ri kompakt që ju lejon të merrni me shpejtësi informacione ndërkohë që jeni përsëri të fokusuar te gjërat që po bëni. Siri tani siguron informacione nga i gjithë uebi për t'ju ndihmuar të gjeni përgjigjet dhe mund të dërgojë mesazhe audio nga aplikacioni Messages. Shikoni Mësoni se çfarë mund të bëjë Siri.
Safari Safari është më i sigurt dhe më i dobishëm se kurdoherë më parë. Mund të shikoni Privacy Report për të kuptuar se si e trajtojnë privatësinë tuaj sajtet e uebit dhe Safari mund t'ju paralajmërojë nëse një fjalëkalim që po e përdorni nuk është i sigurt. Nëse ndeshni një sajt uebi në një gjuhë tjetër, Safari tani siguron përkthime për shtatë gjuhë të ndryshme (beta). Shikoni Shikimi i Privacy Report dhe Përkthimi i një faqeje uebi.
Health Një eksperiencë plotësisht e re me gjumin ju ndihmon të realizoni objektivat tuaj të gjumit dhe të çlodheni përpara gjumit. Mund të përdorni Health Checklist për të rishikuar dhe për të aktivizuar funksionet e rëndësishme në aplikacionin Health. Shikoni Konfigurimi i orareve të gjumit dhe Menaxhimi i funksioneve të shëndetit me Health Checklist.
Menaxhimi i faktorëve të ciklit (iOS 14.3) Menaxhoni parashikimet e monitorimit të ciklit te Health duke regjistruar faktorët si shtatzënia, laktacioni dhe përdorimi i kontraceptivëve. Shikoni Menaxhimi i faktorëve të ciklit.
Audioja pa humbje dhe Dolby Atmos (iOS 14.6) Nëse abonoheni në Apple Music, mund të dëgjoni pjesë audio pa humbje dhe Dolby Atmos në aplikacionin Music. Shikoni Dëgjimi i muzikës me ngjeshjen pa humbje në iPhone dhe Dëgjimi i muzikës në Dolby Atmos në iPhone.
Niveli i tingullit të kufjeve (iOS 14.2) Merrni një njoftim dhe uleni automatikisht volumin e kufjeve nëse audioja që po dëgjoni është mjaft e lartë sa mund të ketë ndikim në dëgjimin tuaj. Mund të kontrolloni gjithashtu nivelin e saktë të audios ndërkohë që ajo luhet në kufjet e iPhone dhe të caktoni kufijtë maksimalë të volumit. Shikoni Monitorimi i ekspozimit ndaj niveleve të tingujve të kufjeve dhe të mjedisit në Health, Kontrolli i niveleve të tingujve të kufjeve dhe mjedisit në Control Center dhe Kufizimi i volumit të kufjeve.
FaceTime FaceTime tani mund të zbulojë kur një pjesëmarrës përdor gjuhën e shenjave dhe ta veçojë atë person në një telefonatë FaceTime në grup. Telefonatat me video janë më të natyrshme duke ju ndihmuar të vendosni kontakt me sy edhe kur shikoni ekranin në vend të kamerës. Shikoni Kryerja e një telefonate FaceTime në grup.
Home Adaptive Lighting ju lejon të ndryshoni temperaturën e ndriçimit gjatë të gjithë ditës. Kamerat me video dhe zilet e derës mund të identifikojnë personat që keni etiketuar në aplikacionin Photos dhe mund të sinjalizoheni kur ka lëvizje në zonat e aktivitetit që caktoni ju. Shikoni Aktivizimi i Adaptive Lighting, Konfigurimi i Face Recognition dhe Organizimi i dhomave në zona.
Çelësat e makinës Mbani një çelës dixhital makine në aplikacionin tuaj Wallet që të mund t'i lini çelësat fizik të makinës në shtëpi. Thjesht afroni telefonin tuaj iPhone te dera e makinës për ta hapur atë. Brenda, vendosni iPhone në një lexues ose karikues me valë për ta ndezur makinën. Mund t'i ndani po ashtu çelësat me shokët dhe familjen dhe t'i personalizoni kontrollet për drejtues të ndryshëm të makinës. Shikoni Shkyçja dhe ndezja e makinës me çelësat në Wallet.
CarPlay Zgjidhni nga një grup sfondesh që duken të shkëlqyera. CarPlay mbështet po ashtu llojet e reja të aplikacioneve - parkimi, karikimi i automjetit elektrik dhe porosia e ushqimeve me shpejtësi. Shikoni Ndryshimi i imazhit të sfondit në CarPlay dhe Përdorimi i aplikacioneve të tjera me CarPlay.
Privatësia Një cilësim i ri ju lejon të ndani vetëm vendndodhjen tuaj të përafërt me një aplikacion dhe në krye të ekranit të iPhone shfaqet një tregues sa herë që një aplikacion përdor kamerën ose mikrofonin tuaj. Të gjitha aplikacionet duhet të kërkojnë lejen tuaj para se t'ju monitorojnë në aplikacione dhe sajte uebi në pronësi të kompanive të tjera (iOS 14.5). Shikoni Kontrolli i informacioneve të vendndodhjes që ndani në iPhone, Rishikimi ose ndryshimi i aksesit te kamera, mikrofoni dhe funksione të tjera të harduerit dhe Kontrolli i lejeve të monitorimit të aplikacioneve.
App Store (iOS 14.3) Tani mund të shikoni praktikat e privatësisë së aplikacioneve para se t'i shkarkoni. Faqja e produktit së çdo aplikacioni tregon një përmbledhje të raportuar nga zhvilluesi për mbrojtjet e privatësisë, duke përfshirë të dhënat që mblidhen.
Mësoni sugjerime për iOS 14 Aplikacioni Tips shton sugjerime të reja shpesh në mënyrë që të mund të merrni maksimumin nga iPhone. Shikoni Marrja e këshillave.
Shënim: Funksionet dhe aplikacionet e reja mund të ndryshojnë në varësi të modelit tuaj të iPhone, rajonit, gjuhës dhe operatorit.