Ç'të reja ka në iOS 13
Dark Mode Një opsion i ri Dark Mode i jep të gjithë iOS një skemë të bukur ngjyrash të errëta që është ideale për ambiente me ndriçim të ulët. Aktivizojeni shpejt Dark Mode nga Control Center ose caktojeni që të vetaktivizohet natën. Kur Dark Mode është aktive, drita nga pajisja juaj nuk i shqetëson të tjerët përreth jush. Shikoni Rregullimi i ndriçimit dhe i ngjyrave të ekranit në iPhone.
Photos Shfletoni fototekën sipas ditëve, muajve dhe viteve që të mund ta gjeni më lehtë dhe të ndani fotot e videot. Live Photos dhe videot luhen teksa shfletoni, duke i dhënë gjallëri fototekës suaj. Funksionet e rimenduara të modifikimit e bëjnë më të lehtë për ju të kryeni ndryshime të fotove dhe t'i shihni menjëherë se ku kryhen ndryshimet. Shihni Shikimi i fotove dhe i videove dhe Modifikimi i fotove dhe i videove.
Camera Portrait Lighting tani ju lejon të rregulloni virtualisht intensitetin e çdo efekti ndriçimi të studios. Në modelet e mbështetura, një efekt i ri Portrait Lighting, High-Key Light Mono, krijon një pamje të bukur me subjektin në gri përpara një sfondi të bardhë. Shikoni Shkrepja e fotove në modalitet Portrait me kamerën e iPhone.
Maps Rikrijuar me themel, Maps vjen me detaje më reale për rrugët, plazhet, parqet dhe ndërtesat. Eksploroni ku do të shkoni përpara se të mbërrini atje me anë të Look Around, krijoni koleksione të vendeve tuaja të preferuara, ndani kohën e parashikuar të mbërritjes etj. Shihni Shikimi përreth te Maps, Krijimi i koleksioneve te Maps dhe Ndarja e kohës suaj të parashikuar të mbërritjes.
Identifikimi me Apple Identifikohuni në aplikacione dhe faqe shpejt e lehtë duke përdorur Apple ID tuaj ekzistuese. Nuk ka pse plotësoni formularë apo krijoni fjalëkalime të reja - thjesht prekni butonin Sign in with Apple në çfarëdo aplikacioni apo faqeje pjesëmarrëse interneti, përdorni Face ID ose Touch ID për të përfunduar identifikimin dhe jeni në rregull. Apple nuk jua gjurmon profilin dhe jua mbron Apple ID me autentikim dyhapësh. Shihni Sign in with Apple.
Siri Zëri i ri i Siri duket tejet natyral, sidomos kur thotë shprehje më të gjata. Siri ofron gjithashtu sugjerime të personalizuara kur kërkoni te Podcasts, Safari, dhe Maps, si dhe mund të diktojë rikujtesat te Messages. Shihni Ask Siri.
Animoji dhe Memoji Tri personazhe të reja Animoji - miushi, oktapodi dhe kau - ju japin më shumë forma për të shprehur vetveten. Krijoni Memoji tuaj të veçantë një në një miliard me stile të reja flokësh, kapelash, makijazhi dhe vathësh. Krijoni automatikisht pako ngjitësesh sipas personazheve tuaja Animoji dhe Memoji që ju lejojnë të shprehni një larmi më të gjerë emocionesh te Messages. Shihni Përdorimi i Animoji dhe i Memoji te Messages.
Messages Ndani automatikisht emrin dhe foton tuaj kur nisni një bashkëbisedim. Mund të përdorni Animoji, figurë apo monogram për foton tuaj. Shihni Modifikimi i emrin dhe i fotos suaj te Messages.
Announce Messages (iOS 13.2) Kur vendosni AirPods Pro, AirPods (gjenerata 2) apo kufje të tjera të mbështetura, Siri mund t'ju lexojë mesazhet hyrëse dhe mund t'ia thoni Siri-t me zë përgjigjen që duhet dërguar. Shihni Dëgjimin dhe përgjigjen ndaj mesazheve.
Caktimi i kufizimeve të komunikimit (iOS 13.3) Përdorni Screen Time për të kufizuar se me kë mund të komunikojmë fëmijët tuaj - dhe kush mund të komunikojë me ta - përgjatë ditës dhe gjatë kohës së mospërdorimit. Shikoni Caktimi i kufizimeve të komunikimit për pajisjen e një familjari.
App Store Abonohuni tek Apple Arcade (nuk ofrohet në të gjitha shtetet apo rajonet), një shërbim që ju jep akses në lojëra të reja për iPhone, iPad, iPod touch, Mac dhe Apple TV. Me një abonim të vetëm mund të shkarkoni e të luani çfarëdo loje të Apple Arcade nga App Store, pa reklama apo blerje të mëtejshme. Shihni Marrja e aplikacioneve, lojërave dhe fonteve tek App Store.
Apple TV+ Abonohuni dhe shikoni Apple Originals të reja dhe ekskluzive, pa reklama dhe me porosi. Shikoni Apple TV+ (nuk ofrohet në të gjitha shtetet apo rajonet) në aplikacionin Apple TV në iPhone, iPad, iPod touch, Mac, Apple TV dhe në televizorët inteligjentë dhe pajisjet e mbështetura të transmetimit. Shihni Konfigurimi i aplikacionit Apple TV.
Fonts Tani mund të merrni fonte nga App Store për t'i përdorur në dokumentet që krijoni në iPhone, iPad dhe iPod touch. Shikoni Instalimi i fonteve.
Keyboard Përdorni QuickPath (nuk ofrohet për të gjitha gjuhët) për t'i shkruar fjalët duke rrëshqitur gishtin nga njëra shkronjë tek pasuesja. Tastiera e kupton lëvizjen që krijoni dhe jua konverton, duke e bërë shkrimin me një dorë më se të lehtë. Shikoni Vendosja e tekstit me anë të tastierës virtuale.
Audio Sharing Ndani çfarë dëgjoni me një shokun tuaj që ka vënë gjithashtu kufje AirPods apo model të pajtueshëm Beats. Shihni Ndarja e zërit me kufjet AirPods dhe Beats.
Health Një aplikacion më i personalizuar e bën më të lehtë se kurrë hapjen e informacionit që ka më shumë rëndësi për juve. Me opsionin e ri Cycle Tracking mund të gjurmoni ciklin tuaj menstrual, të konfiguroni njoftimet e fertilitetit etj. Shihni Shfaqja e informacionit të shëndetit dhe të fizkulturës dhe Gjurmimi i ciklit tuaj menstrual.
Hapja e Medical ID në rast emergjence (iOS 13.5) Mund të lejoni dërgimin automatik të informacionit të Medical ID tuaj te shërbimet e emergjencës kur telefononi apo dërgoni SMS te 911 ose kur përdorni Emergency SOS nga iPhone apo Apple Watch (vetëm në SHBA). Shikoni Krijoni dhe ndani Medical ID tuaj në iPhone.
Reminders Aplikacioni krejt i ri Reminders jua bën më të lehtë se kurrë krijimin dhe organizimin e rikujtesave. Përdorni shiritin e shpejtë për shtimin e datave, orëve, vendeve, piketave, fotove dhe edhe dokumenteve të skanuara nëpër rikujtesa. Shihni Caktimi i rikujtesave.
Shortcuts Aplikacioni Shortcuts tani është i integruar në iOS 13 dhe është baza për të gjitha shkurtoret tuaja. Njihuni me Shortcuts duke shtuar një rutinë të personalizuar ditore për t'ju ndihmuar të krijoni një regjim të ditës suaj. Shihni Shortcuts User Guide.
HomeKit Secure Video (iOS 13.2) Filmimet nga kamerat e sigurisë së shtëpisë suaj enkriptohen nga nisja në mbërritje dhe ruhen në formë të sigurt në iCloud. Filmimin mund ta shikoni vetëm ju dhe ata me të cilët zgjidhni ta ndani. Shihni Konfigurimi i kamerave të sigurisë te Home.
CarPlay Paneli krejt i ri CarPlay ju mundëson një vend të vetëm për gjurmimin e hartave, komandave zanore dhe sugjerimeve të Siri. Shikojeni lehtësisht aplikacionin Calendar për t'i hedhur një sy të shpejtë ditës në vijim, pastaj prekni për udhëzime ose lidhuni për një takim. Shikoni Prezantim për CarPlay dhe iPhone.
Cilësia e funksionimit Face ID jua shkyç pajisjen deri në 30 për qind më shpejt në iOS 13. Aplikacionet hapen deri në dy herë më shpejt dhe aplikacionet nga App Store janë të paketuara në mënyrë të atillë që i bën deri në 50 për qind më të vogla.
Privatësia dhe siguria Kontrolloni vendndodhjen e të dhënave që ndani me aplikacionet. Mund të zgjidhni t'i jepni akses një aplikacioni në vendndodhjen tuaj një herë ose sa herë që e përdorni. Kur merrni sinjalizime për një aplikacion që po ju përdor vendndodhjen në sfond, mund të vendosni nëse duhet të përditësoni autorizimet. Shihni Caktimi se cilat aplikacione e dinë vendndodhjen tuaj.
Informacionet e baterisë Një opsion i ri ju ndihmon të ngadalësoni shpejtësinë e vjetrimit të baterisë duke pakësuar kohën që shpenzon iPhone në karikim të plotë. Shihni Përmirësimi i karikimit të baterisë.
Mësoni sugjerime për iOS 13 Aplikacioni Tips shton sugjerime të reja shpesh në mënyrë që të mund të merrni maksimumin nga iPhone. Shikoni Marrja e këshillave.
Shënim: Funksionet dhe aplikacionet e reja mund të ndryshojnë në varësi të modelit tuaj të iPhone, rajonit, gjuhës dhe operatorit.