Ç'të reja ka në iOS 12
Aplikacioni Apple TV (iOS 12.3) Merrni shfaqjet, filmat dhe kanalet që ju pëlqejnë të gjitha në një vend të vetëm. Gjeni me shpejtësi dhe shikoni të preferuarat tuaja, vazhdoni aty ku e keni lënë me Up Next ose zbuloni diçka të re—të personalizuar veëtm për ju. Shihni Konfigurimi i aplikacionit Apple TV.
AirPlay 2 dhe televizorët inteligjentë (iOS 12.3) Ndani ose pasqyroni thuajse gjithçka nga iPhone direkt në televizorin inteligjent që mbështet AirPlay 2. Shikoni Transmetimi i audios dhe videos te pajisjet e tjera nga iPhone.
Apple News+ (Vetëm në SHBA dhe Kanada; iOS 12.2) Në aplikacionin News përfitoni gazetat kryesore dhe qindra revista kundrejt një çmimi mujor. Shihni Abonimi në Apple News+.
Group FaceTime (Nuk është në dispozicion në të gjitha rajonet; iOS 12.1.4) Bisedoni me deri në 32 pjesëmarrës në të njëjtën kohë. Shikoni Kryerja e një telefonate Group FaceTime.
Dual SIM (iOS 12.1) Në iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR me operatorët e mbështetur, mund të përdorni Dual SIM me një nano-SIM dhe një eSIM (nuk janë të disponueshme në të gjitha rajonet). Shikoni Konfigurimi i shërbimit celular.
Camera (iOS 12.1) Mund të rregulloni thellësinë kur nxirrni një fotografi në regjimin Portrait në iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Shikoni Rregulloni Depth Control në regjimin Portrait.
Apple Music (iOS 12.1) Tani është më e lehtë të shfletoni, të zbuloni dhe të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Vizitoni faqet e artistëve të rinj, shikoni 100 këngët kryesore të ditës në botë, shikoni se çfarë po dëgjojnë miqtë tuaj në Friends Mix dhe kërkoni për këngët sipas teksteve. Shihni Shfletimi i Apple Music, Për të parë se çfarë po dëgjojnë të tjerët dhe Kërkimi në Apple Music.
Cilësia e funksionimit iOS është përmirësuar për përdorim më të shpejtë e reagues në pajisje deri mbrapa te iPhone 5s.
Messages Krijoni Memoji të personalizuar dhe përdorni Animoji (iPhone X e lart) të ri. Shprehni veten me efektet e kamerës, duke përfshirë filtrat dhe ngjitëse. Dhe me aplikacionin Photos iMessage, merrni sugjerime për fotot në bazë të personave me të cilët flisni në mesazhe, të atyre që thoni si dhe të vendit ku keni shkrepur foto me ta. Shikoni Përdorimi i Animoji dhe Memoji në Messages në iPhone, Shtimi i efekteve të kamerës te një foto ose video dhe Dërgimi i një fotoje ose videoje.
FaceTime Bëjeni bisedën më gazmore duke pozuar si Animoji ose Memoji juaj i preferuar, ose shtoni efekte kamere si p.sh. filtra, forma dhe ngjitëse. Shikoni Shtimi i efekteve të kamerës në thirrjet FaceTime.
Screen Time Raportet e aktivitetit ofrojnë statistika rreth mënyrës se si ju dhe familjarët tuaj i përdorni iPhone, iPad dhe iPod touch. Mund të caktoni kufizime kohore për përdorimin e disa aplikacioneve ose për kategori të tëra prej tyre, si p.sh. lojërat. Shikoni Caktimi i kohës para ekranit, lejimet dhe kufizimet.
Njoftimet Njoftimet e grupuara e bëjnë më të lehtë shikimin e shumë informacioneve njëherësh. Instant Tuning dhe sugjerimet e Siri-t ju ndihmojnë të merrni njoftimet që dëshironi dhe që ju duhen. Shikoni Shfaqja dhe përgjigjja ndaj njoftimeve.
Do Not Disturb Opsionet e reja e çaktivizojnë automatikisht Do Not Disturb sipas kohës apo veprimeve. Do Not Disturb during Bedtime ju errëson ekranin dhe jua hesht njoftimet gjatë natës derisa ta shkyçni iPhone në mëngjes. Shikoni Caktimi i "Do Not Disturb during Bedtime”.
Measure Merrni përmasat e sendeve në botën reale duke u drejtuar kamerën e iPhone. Shikoni Matja e përmasave.
Photos Photos është më inteligjent se kurrë me një motor kërkimi fringo të ri dhe një skedë të personalizuar For You. Mund dhe të sugjerojë ndarjen e një koleksioni fotosh me personat që shfaqen në to. Shikoni Shikimi i fotove dhe i videove.
Camera Portrait Lighting duket më mirë se kurrë me përmirësime të efekteve Stage Light dhe Stage Light Mono. Dhe Camera tani thekson kodet QR në kuadër duke i bërë më lehta në skanim. Shikoni Nxjerrja e fotografive me kamerën.
Siri Shtoni shkurtore për veprimet më të shpeshta, që të mund t'ia kërkoni Siri. Shikoni Shtimi i shkurtoreve te Siri. Teksa Siri njihet me rutinat tuaja, do të merrni sugjerime dhe për gjërat që ju duhet të bëni, në kohën e duhur, në ekranin Lock dhe te Search. Shikoni Rreth Siri Suggestions.
Aplikacioni Shortcuts Shkarkoni Shortcuts nga App Store dhe automatizoni veprimet që bëni shpesh. Krijoni ose personalizoni shkurtoret tuaja për të ekzekutuar disa hapa njëherësh. Filloni me shembujt nga galeria dhe personalizojini me hapat nga aplikacione të ndryshme.
Apple Books (nuk është në dispozicion në të gjitha rajonet) Tani është më e lehtë për ju që të zbuloni, të lexoni dhe të dëgjoni librat dhe librat tuaj të preferuar audio. Shikoni Leximi i librave në aplikacionin Books.
Voice Memos Është edhe më e lehtë të regjistrohen dhe të modifikohen regjistrimet tuaja. Dhe me iCloud mund t'i hapni regjistrimet në aplikacionin Voice Memos në iPad dhe në Mac. Shikoni Kryerja e një regjistrimi te Voice Memos.
Stocks Stocks është ridisenjuar nga e para për iPhone dhe iPod touch dhe është një aplikacion krejtësisht i ri për iPad dhe Mac. Shikoni Kontrolli i aksioneve.
Letërnjoftimet studentore pa kontakt Në komplekset e mbështetura studentore, mund ta shtoni tek Wallet letërnjoftimin studentor pa kontakt. Hapni vendndodhje ku pranohet letërnjoftimi juaj studentor, si p.sh. në konvikt, bibliotekë dhe në organizimet në kompleks. Mund dhe të paguani për lavanderinë, ushqimet e shpejta dhe vaktet në kompleksin studentor. Shikoni Përdorimi i letërnjoftimit studentor pa kontakt.
Informacionet e baterisë Grafiku i përdorimit të baterisë te Settings tregon tani përdorimin tuaj për 24 orët apo 10 ditët e fundit. Shikoni Karikimi dhe monitorimi i baterisë së iPhone.
Privatësia dhe siguria Parandalimi i përmirësuar i gjurmimit ju mbron privatësinë në Safari. Krijoni automatikisht, plotësoni automatikisht dhe ruani fjalëkalime të forta në Safari dhe në aplikacionet e iOS. Shikoni Krijimi i fjalëkalimeve për sajte uebi dhe aplikacione.
Mësoni sugjerime për iOS 12 Aplikacioni Tips shton sugjerime të reja shpesh në mënyrë që të mund të merrni maksimumin nga iPhone. Shikoni Marrja e këshillave.
Shënim: Funksionet dhe aplikacionet e reja mund të ndryshojnë në varësi të modelit tuaj të iPhone, rajonit, gjuhës dhe operatorit.