Konfigurojeni Screen Time për veten në iPhone
Me Screen Time, mund të caktoni kuota e kufizime për përdorimin e aplikacioneve, të planifikoni periudha mospërdorimi etj. Mund të ndryshoni apo çaktivizoni cilindo prej këtyre cilësimeve në çdo kohë.
Caktimi i periudhës së mospërdorimit
Mund t'i bllokoni aplikacionet dhe njoftimet gjatë periudhave kur ju duhet të qëndroni larg pajisjeve tuaja.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Prekni Turn On Screen Time, prekni Continue, pastaj prekni This is My iPhone.
Prekni Downtime, pastaj aktivizoni Downtime.
Prekni Every Day ose Customize Days, pastaj caktoni kohët e nisjes dhe të mbarimit.
Caktimi i kufizimeve të aplikacioneve
Mund të caktoni një afat për një kategori aplikacionesh (për shembull Games ose Social Networking) dhe për aplikacione individuale.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Nëse nuk e keni ende aktiv Screen Time, prekni Turn On Screen Time, prekni Continue, pastaj prekni This is My iPhone.
Prekni App Limits, pastaj prekni Add Limit.
Zgjidhni një a më shumë kategori aplikacionesh.
Për të caktuar kufizime për aplikacione individuale, prekni emrin e kategorisë për të parë të gjitha aplikacionet në atë kategori, pastaj zgjidhni aplikacionet që dëshironi të kufizoni. Nëse zgjidhni disa kategori apo aplikacione, afati që caktoni vlen për të gjitha.
Prekni Next, pastaj caktoni kohëzgjatjen e lejuar.
Për të caktuar kohëzgjatjen për çdo ditë, prekni Customize Days, pastaj caktoni kufizimet për ditë specifike.
Për të caktuar një kufizim për aplikacione apo kategori të mëtejshme, prekni Choose Apps, pastaj përsërisni hapin 5.
Kur të mbaroni me caktimin e kufijve, prekni Add për t’u kthyer tek ekrani App Limits.
Për të çaktivizuar përkohësisht të gjithë kufijtë e aplikacioneve, prekni App Limits në ekranin App Limits. Për të çaktivizuar përkohësisht një kufi për një kategori specifike, prekni kategorinë, pastaj prekni App Limit. Për të hequr një kufizim për një kategori specifike, prekni kategorinë, pastaj prekni Delete Limit.
Caktimi i kufizimeve të komunikimit
Në iOS 13.3, iPadOS 13.3 e lart mund të bllokoni komunikimin në hyrje dhe dalje - duke përfshirë telefonatat, thirrjet FaceTime dhe mesazhet - nga kontakte të caktuar në iCloud, qoftë gjatë gjithë kohës, qoftë në intervale të caktuara.
Nëse nuk e keni aktivizuar ende Contacts në iCloud, shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni Contacts.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Nëse nuk e keni ende aktiv Screen Time, prekni Turn On Screen Time, prekni Continue, pastaj prekni This is My iPhone.
Prekni Communications Limits, pastaj kryeni njërën nga sa më poshtë:
Kufizojeni në çdo kohë komunikimin tuaj: Prekni During Screen Time, pastaj zgjidhni Contacts Only, Contacts & Groups with at Least One Contact ose Everyone.
Kufizimi i komunikimit gjatë mospërdorimit: Prekni During Downtime. Opsioni që zgjodhët për During Screen Time është i paracaktuar këtu. Këtë cilësim mund ta ndryshoni në Specific Contacts.
Nëse zgjidhni Specific Contacts, atëherë prekni ose Choose From My Contacts, ose Add New Contact për të zgjedhur personat të cilëve dëshironi t'ua lejoni komunikimin gjatë mospërdorimit.
Nëse dikush që është i bllokuar për momentin nga cilësimi Communication Limit përpiqet t'ju thërrasë (me telefonatë apo FaceTime) apo t'ju dërgojë mesazh komunikimi me personin nuk do të kryhet.
Nëse jeni ju që përpiqeni të telefononi apo t'i dërgoni mesazh dikujt që e keni aktualisht të bllokuar te cilësimet e Communication Limit, emri apo numri i personit do të shfaqet me të kuqe me një ikonë ore rëre dhe komunikimi juaj nuk do të kryhet. Nëse kufizimi vlen vetëm për mospërdorimin, do të merrni një mesazh Time Limit. Komunikimin me kontaktin mund ta rifilloni kur të kalojë koha e mospërdorimit.
Për të rifilluar komunikimin me kontakte që janë të bllokuara nga cilësimet tuaja të Communication Limit, ndryshojini cilësimet sipas hapave të lartpërmendur.
Zgjidhni aplikacionet që dëshironi t'i lejoni gjatë gjithë kohës
Mund të përcaktoni aplikacionet që dëshironi t'i përdorni në çdo kohë (p.sh. në rast emergjence), edhe gjatë periudhës së mospërdorimit.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Nëse nuk e keni ende aktiv Screen Time, prekni Turn On Screen Time, prekni Continue, pastaj prekni This is My iPhone.
Prekni Always Allowed, pastaj prekni ose pranë një aplikacioni për ta shtuar apo hequr nga lista Allowed Apps.
Caktimi i kufizimeve për përmbajtjet dhe privatësinë
Mund të bllokoni përmbajtjen e papërshtatshme dhe të caktoni kufizimet për blerjet në iTunes Store dhe App Store.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Nëse nuk e keni ende aktiv Screen Time, prekni Turn On Screen Time, prekni Continue, pastaj prekni This is My iPhone.
Prekni Content & Privacy Restrictions, aktivizoni Content & Privacy Restrictions, pastaj prekni opsionet për të caktuar lejimet e përmbajtjeve për blerjet në iTunes Store dhe App Store, përdorimin e aplikacioneve, sipas kategorizimit të përmbajtjeve e kështu me radhë.
Mund dhe të caktoni një kod kalimi që kërkohet përpara ndryshimit të cilësimeve.
Për të ndarë cilësimet tuaja të Screen Time dhe raportet nëpër të gjitha pajisjet tuaja, sigurohuni që të jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID dhe Share Across Devices të jetë aktivizuar.