Shkrepja e fotove me kamerën në iPhone
Mësoni se si të shkrepni foto të bukura me Camera në iPhone. Zgjidhni nga modalitetet e kamerës si Photo, Video, Pano, Time-lapse, Slo-mo dhe Portrait (në modele të mbështetura). Përmirësojini fotot me funksionet e kamerës si Night Mode, Live Photos dhe Burst.
Pyet Siri. Thoni diçka si: “Open Camera”. Mësoni si të pyesni Siri-n.
Shkrepja e fotos
Photo është modaliteti standard që shihni kur hapni aplikacionin Camera. Modalitetin Photo përdoreni për të nxjerrë foto. Rrëshqisni majtas ose djathtas për të zgjedhur modalitete të tjera si p.sh. Video, Pano, Time-lapse, Slo-mo dhe Portrait.
Prekni në ekranin Home ose rrëshqitni majtas nga ekrani Lock për ta hapur Camera në modalitetin Photo.
Prekni butonin Shutter ose shtypni një nga butonat e volumit për të shkrepur foton.
Aktivizimi ose çaktivizimi i blicit
Prekni , pastaj zgjidhni Auto, On ose Off.
Në iPhone SE (gjenerata 2), iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, prekni për të ndezur ose fikur blicin. Ose prekni , pastaj prekni poshtë kuadrit për të zgjedhur Auto, On ose Off.
Caktimi i kohëmatësit
Kuadroni pozën dhe stabilizoni iPhone, pastaj shtypni në krye të ekranit.
Në iPhone SE (gjenerata 2), iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, prekni , pastaj prekni .
Zmadhimi ose zvogëlimi
Në të gjitha modelet, hapni Camera dhe ndukni në ekran për të zmadhuar apo zvogëluar.
Në iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone X, iPhone 8 Plus dhe iPhone 7 Plus, mund të ndërroni midis zmadhimit 1-fish ose 2-fish. Për ta zmadhuar pamjen mbi 2-fish, prekni e mbani komandën e zmadhimit, pastaj tërhiqeni niveluesin majtas.
Në iPhone 11, ndërroni midis 1x ose 0.5x për të zvogëluar pamjen. Për ta zmadhuar përtej 2-fishit, prekni e mbani komandën e zmadhimit, pastaj rrëshqitni niveluesin majtas.
Në iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, prekni 2 për të zmadhuar pamjen dhe .5 për të zvogëluar pamjen. Për ta zmadhuar përtej 2-fishit, prekni e mbani komandën e zmadhimit, pastaj rrëshqitni niveluesin majtas.
Rregullimi i fokusit dhe i ekspozimit të kamerës
Përpara se të shkrepni foto, kamera e iPhone e cakton automatikisht fokusin dhe ekspozimin, dhe pikasja e fytyrës balancon ekspozimin përmes shumë fytyrave. Nëse dëshironi ta rregulloni manualisht fokusin dhe ekspozimin, veproni si më poshtë:
Prekni ekranin për të shfaqur zonën e fokusit automatik dhe cilësimin e ekspozimit.
Prekni ku dëshironi të lëvizni zonën e fokusit.
Pranë zonës së fokusit, tërhiqni lart ose poshtë për të rregulluar ekspozimin.
Për të kyçur fokusin manual dhe cilësimet e ekspozimit për shkrepjet e ardhshme, prekni e mbani zonën e fokusit derisa të shihni AE/AF Lock; prekni ekranin për shkyçur cilësimet.
Shkrepni foto ndriçimi të ulët me modalitetin Night
Në modelet e mbështetura, përdorni modalitetin Night për të shkrepur më shumë detaje dhe për t'i ndriçuar fotot tuaja në rrethana me ndriçim të ulët. Kohëzgjatja e ekspozimit në modalitetin Night përcaktohet automatikisht, por mund të eksperimentoni me komandat manuale.
Modaliteti Night aktivizohet vetiu në kushte ndriçimi të ulët. Kur butoni në krye të ekranit bëhet i verdhë, modaliteti Night është aktiv. Shfaqet një numër përkrah butonin për të treguar se sa sekonda do të marrë kamera për të shkrepur.
Prekni butonin Shutter, pastaj mbajeni kamerën pa lëvizur për të kryer shkrepjen e parë.
Për të eksperimentuar me modalitetin Night, prekni , pastaj përdorni niveluesin poshtë kuadrit për të zgjedhur mes kronometrave Auto dhe Max. Me Auto, koha e ekspozimit përcaktohet vetiu; Max përdor kohën maksimale të ekspozimit.
Shkrepja e një Live Photo
Një Live Photo regjistron çfarë ndodh përpara dhe pas shkrepjes së fotos, duke përfshirë audion.
Zgjidhni modalitetin Photo.
Prekni për të aktivizuar apo çaktivizuar Live Photos.
Prekni butonin Shutter për të shkrepur pozën.
Live Photos mund t'i modifikoni në aplikacionin Photos. Tek albumet tuaja, Live Photos shënohen me “Live” në cep.
Shkrepja e një autoportreti
Përdorni kamerën e përparme për shkrepjen e autoportreteve në modalitetin Photo ose Portrait (në modelet e mbështetura).
Prekni për të kaluar te kamera e përparme. Në iPhone SE (gjenerata 2), iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, prekni .
Mbajeni iPhone para vetes.
Këshillë: Në iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, mund të prekni shigjetat brenda kuadrit për të rritur fushëpamjen.
Prekni butonin Shutter ose shtypni një nga butonat e volumit për të shkrepur foton.
Shkrepja e një fotoje panoramike
Përdorni modalitetin Pano për shkrepur peizazhe apo poza të tjera që nuk jua nxë ekrani i kamerës.
Zgjidhni modalitetin Pano, pastaj prekni butonin Shutter.
Panoramoni me ngadalë në drejtimin e shigjetës, duke e mbajtur atë në vijën e qendrës.
Për të përfunduar, prekni sërish butonin Shutter.
Prekni shigjetën për panoramizuar në drejtimin e kundër. Për të panoramuar vertikalisht, rrotulloni iPhone në orientim horizontal. Mund të ndryshoni edhe drejtimin e një panoramimi vertikal.
Shkrepja e një fotoje me një filtër
Zgjidhni modalitetin Photo ose Portrait, pastaj prekni . Në iPhone SE (gjenerata 2), iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, prekni , pastaj prekni .
Poshtë shikuesit, fshijini filtrat për majtas ose për djathtas për t'i shqyrtuar; prekni njërin për ta zgjedhur.
Mund të hiqni apo ndryshoni filtrat e një fotoje te Photos.
Shkrepja e fotove në seri
Modaliteti Burst shkrep disa foto me shpejtësi të lartë që të keni një seri fotosh prej nga të zgjidhni. Mund të bëni foto në seri me kamerën e pasme dhe kamerën e përparme.
Në iPhone SE (gjenerata 2), iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, rrëshqisni butonin Shutter në të majtë për të shkrepur foto me të shpejtë. Në të gjitha modelet e tjera, prekni e mbani butonin Shutter.
Numëruesi tregon se sa foto keni shkrepur.
Ngrini gishtin për ta ndaluar.
Për të zgjedhur fotot që dëshironi të mbani, prekni miniaturën e Burst, pastaj prekni Select.
Pikat gri poshtë miniaturave shënojnë fotot e sugjeruara për mbajtje.
Prekni rrethin në këndin e djathtë poshtë të secilës foto që dëshironi të ruani si foto individuale, pastaj prekni Done.
Për të fshirë të gjithë Burst, prekni miniaturën, pastaj prekni .