iMessage
iMessage është një shërbim i sigurt i mesazheve që mund ta përdorni për të dërguar dhe për të marrë mesazhe në iPhone, iPad, Mac ose Apple Watch.
Nëse dikush dërgon një mesazh në adresën e emailit ose numrin tuaj të telefonit duke përdorur iMessage, ju e merrni mesazhin në të gjitha pajisjet tuaja Apple që janë konfiguruar për të marrë mesazhet e dërguara në atë adresë emaili ose numër telefoni. Kur shikoni një bisedë në iMessage, do të shikoni të gjitha mesazhet e dërguara nga çdo pajisje, kështu që mund të qëndroni në kontakt me shokët tuaja kudo ku ndodheni. Shikoni artikullin Përdorimi i Continuity për të lidhur Mac, iPhone, iPad, iPod touch dhe Apple Watch te Ndihma e Apple.
Ju duhet një Apple ID për të përdorur iMessage. Nëse keni bërë blerje nga iTunes Store ose App Store ose jeni identifikuar në iCloud, ju keni një Apple ID.
Disa gjëra për t'i ditur për komunikimin në iMessage:
Mund të dërgoni mesazhe me tekst nëpërmjet shërbimit celular ose Wi-Fi.
Kur komunikoni me të tjerë që përdorin po ashtu iMessage në një pajisje Apple, mesazhet me tekst shfaqen në flluska blu. (Mesazhet SMS/MMS shfaqen në flluska jeshile dhe nuk janë të enkriptuar.)
Mesazhi juaj do të dërgohet me iMessage kur shikoni një buton dërgimi me ngjyrë blu ; një buton dërgimi me ngjyrë jeshile tregon se mesazhi do të dërgohet me SMS/MMS ose me shërbimin tuaj celular.
Mund të shikoni kur të tjerët janë duke shkruar.
Mund të përdorni më shumë aplikacione dhe veçori, si p.sh. bashkëpunimi, konfirmimet e leximit, Tapbacks, përgjigjet e ndërfutura, anulimi i dërgimit, mesazhet me audio, efektet e mesazheve, Memoji, Apple Pay, raportimi i përmbajtjeve të padëshiruara, menaxhimi i bisedave në grup etj.
Për siguri, mesazhet që dërgohen me iMessage enkriptohen përpara dërgimit.
Kur përdorni iMessage, mund t'i raportoni mesazhet e bezdisshme tek Apple.